Mëngjesin e së hënës ka patur të shtëna me armë zjarri në kryeqytet rreth orës 6:30. Sicc bëhet me dije, të shtënat janë regjistruar në rrugën “5 maji” në kryeqytet, kur është hapur zjarr ndaj Edmond Kollarit, 43-vjeç. Dyshohet se autori ka pasur për qëllim ekzekutimin e 43-vjeçarit. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që shënjestra ka shpëtuar pa lëndime.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.
Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.