INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur, arrestohet autori

Publikuar më: 20:48 11-09-2017

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqyetet në zonën e quajtur “Pazari i Ri”. Një sherr mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi P.Gj., ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin K.M. 40 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Një person ka mbetur i plagosur në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, pas një konflikti me një 40-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, kur personi me inicialet K.M, 40-vjeç është konfliktuar me P.Gj për motive që nuk dihen ende. Ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, 40-vjeçarin K.M ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879