Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mbrëmë në qytetin e Korçës. Dyshimet e para thonë se kemi të bëjmë me një atentat të dështuar nga që nuk rezultojnë persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur nw lagjen nr.4, pranë shkollës “Demokracia”, duke shkaktuar panik të madh tek qytetarët.
Dëshmitarë të vendit të ngjarjes pohojnë se autorët, të cilët kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen” kanë qenë dy persona. Lajmin e konfirmon edhe Policia vendore e cila tha se për kapjen e autorëve janë ngritur disa postoblloqe.