INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtunën aksion për pastrimin e kryeqytetit, Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

Të shtunën aksion për pastrimin e kryeqytetit, Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

Publikuar më: 13:53 12-09-2018

Viti i ri shkollor do ta gjejë të pastër Tiranën. Një aksion për pastrimin e kryeqytetit do të organizohet ditën e shtunë, më 15 shtator, nga Bashkia e Tiranës. Aksion do të kryhet në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive. Pjesë e aksionit do të bëhen të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, administratorët si dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit. Për ta masivizuar këtë aksion kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen këtij aksioni në mënyrë që viti i ri shkollor ta gjejë Tiranën më të pastër. “Nëse jeton në Tiranë, mos mungo në aksionin e madh të pastrimit të qytetit në 15 Shtator – të na gjejë viti shkollor xixë në çdo lagje e çdo rrugë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Në Ditën Botërore të Pastrimit, njerëzit në 150 vende të botës do bashkohen ndaj problemit global të plehrave, duke shndërruar këtë ditë, në aksionin më të madh qytetar të pastrimit në të gjithë globin. Edhe Bashkia Tiranë i bashkohet këtij organizimi me qëllim bërjen bashkë të komunitetit, ndërgjegjësimin e tij për objektivin përfundimtar – Një Planet të Pastër dhe të Shëndetshëm! Përveç pastrimit, aksioni ka për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e popullatës së gjerë dhe rritjes së vetëdijes për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654