Sfida e trajnerëve nuk është vetëm në përgatitjen e skuadrave për të korrur një sukses përgjatë sezonit por dhe në aspektin financiarë.
Ashtu si dhe me lojtarët dhe trajnerët kërkojnë të dominojnë në treg dhe të kapin shifrat më të larta.
Sipas një klasifikimi të revistës prestigjioze franceze 'France Football" Jose Mourinho kryeson listën si trajneri më i paguar në botë.
Për një vit fitimet e tij arrijnë në 26milion euro .
Pas trajneri i i Manchester United në vend të dytë pozicionohet trajneri i skuadrës kombëtare kineze, Marcello Lippi. Trajneri me origjinën italiane fiton rreth me 23 milion euro në vit nga Kinezet.
Trajneri i Atletico Madrit Diego Simone fiton 22 milion euro ne vit dhe renditet në vend të 3.
Ndërsa I katërti renditet trajneri i skuadrës spanjolle Real Madrid, Zinedine Zidane me 21milion euro në vit.
Lista top 5 mbyllet me trajnerin e manchester city Pep Guardiola , që ndryshe është vlerësuar si trajner i dekadës së fundit, për çmimet e shumta që ka fituar.
Guardiola fiton 20 milion euro në vit.