INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të suksesshme në jetë dhe në ekran, njihuni me 5 bashkëshortët e moderatoreve më të njohura në vend [FOTO]

Të suksesshme në jetë dhe në ekran, njihuni me 5 bashkëshortët e moderatoreve më të njohura në vend [FOTO]

Publikuar më: 19:12 25-07-2017

Të suksesshme në ekran dhe në jetë, por pak e dinë cilët janë parterët e tyre...

Ato janë prej vitesh pjesë e pandashme e ekranit, ku mund të themi pa frikë se shumë janë rritur me programet apo aktivitetet e tyre artistike. Në një botë të ''egër'' si media është e vështirë të rezistosh, por këto mdoeratore kanë ditur t'i rezistojnë kohës dhe sprovave të audiencës. Të suksesshme në ekran dhe në jetë, por pak e dinë cilët janë parterët e tyre: si quhen, si duken apo çfarë profesioni kanë. Në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani në IN Tv  u fol për 5 bashkëshortët e moderatoreve më të njohura në vend.

01. Arbana Osmani eshte një ndër moderatoret me të pëlqyera dhe të ndjekura në Shqipëri dhe të gjithë e njohin atë, por kush është burri i Arbanës? Ajo ka publikuar shumë pak foto të bashkëshortit të saj. Ai quhet Ardit dhe është finacier me profesion.

arbana.jpg

 

02. Xhemi Shehu, moderatorja e ‘Top Channel’ ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket familjes së saj dhe jetës bashkëshorte. Ajo shpesh herë në rrjete sociale ka postuar foton e djemve të saj, por jo me bashkëshortin e saj. Ai quhet Ervin Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

xhemi.jpg

 

03. Jonida Shehu është moderatorja që shoqëron publikun pasditeve me emisionin e saj në "Top Channel", por edhe pse vetë ajo është e njohur për publikun, bashkëshortin nuk ka dashur ta shfaqë publikisht. Ai quhet Albi Çifligu dhe është skenograf. Puna më e fundit e tij ishte skena e koncertit të përurimit të sheshit Skëndërbej.

jonida.jpg

 

04. Partneri i Floriana Garos quhet Enis Daci. Ai ka studiuar në Gjenevë të Zvicrës, aty ku edhe jeton pasi ka edhe studion e tij të avokatisë. Bukuroshja e ekranit dhe djali simpatik janë njohur në Paris dy vite më parë. Lidhja mes tyre erdhi vetëm 2-3 jave pas takimit të parë. Vetë Floriana e ka shkruar që mes tyre ka lindur një dashuri me shikim të parë.

floriana.jpg

 

05. Gazetarja Rudina Xhunga dhe diplomati Dritan Hila jane kurorezuar ne tetor te 2011 dhe sot jane prinder te nje vajze te quajtur Alana./intv.al/

rudina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.006566047668457