INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të të vë një katër që të mbledhësh mendjen”, kur mësuesja kërcënonte për derbin Tirana-Partizani

“Të të vë një katër që të mbledhësh mendjen”, kur mësuesja kërcënonte për derbin Tirana-Partizani

Publikuar më: 15:44 26-09-2018

“Zyshe, sot s’kemi mësuar asnjëri nga ne”, – i thashë unë me zë gjithë gëzim pa menduar se ç’më priste më pas. “Po, pse?”, ishte përgjigja e saj me vetullat që iu ngrysën menjëherë. Qesha me gjithë zemër dhe në formë tallëse: “Sot, feston kryeqyteti. Luhet derbi më i madh i trojeve shqiptare”.

“Çfarë po thua? Të të vendos një katër që ta mbledhësh veten njëherë e mirë”, - tha zysha me ton kërcënues. Në atë moment hapi regjistrin dhe po ‘mundohej’ të gjente emrin tim.

Në fakt ma dinte shumë mirë sepse isha një nga nxënësit më të dalluar të klasës. Me gjyslykët gjys të vëna, u kthye nga unë: “Pa ma shpjego njëherë, çfarë është ky derbi që ti po thua?” Me dëshirën më të madhe për të folur për të, u ngrita, shkova pranë tryezës së saj dhe nisa t’i tregoj me imtësi çdo gjë…

Për më tepër lexoni historinë në linkun e mëposhtëm:

http://newsp.al/te-te-ve-nje-kater-qe-te-mbledhesh-mendjen-kur-zysha-e-8-vjecares-kercenonte-per-derbin-e-kryeqytetit-dhe-behej-padashur-pjese-e-tij/

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422