Qafa është një nga pjesët më delicate që prek mosha tek femrat.
Ekziston mjeti i shkëlqyeshëm natyral me ndihmën e të cilit mund të tendoset lëkura e qafës, të eliminohet lëkura “e trashë” dhe do ta bëjë lëkurën më elastike, të thjeshtë, por edhe do të rinojë qafën.
Është kjo maskë piling, e cila bëhet njëherë në javë.
Për përgatitje të maskës nevojiten:
– 1ugë kafeje shafran pluhur
– 3 lugë supe sheqer
– 2-3 pika vaj eterik livande apo çaj kinez
– 3 lugë supe vaj ulliri apo kokosi
– vanilje pluhur (sa mund të kap maja e thikës)
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të bëni maskën edhe pa përdorur sheqerin, varet se në ç’gjendje është lëkura e qafës.
Për lëkurë të dëmtuar, me njolla të errëta, sheqeri është i preferuar.
Përhapeni përbërjen në lëkurë. Lëreni të ndikojë rreth 20 minuta, pastaj shpëlajeni duke i bërë masazh rrethor.
Në lëkurë të pastër përhapni kos. Ky veprim është i preferuar: lëkura nën ndikimin e shafranit mund të ngjyroset. Kosi do ta zbardhë dhe do ta hidratojë.
Mund ta mbani disa minuta dhe gjithashtu, duke i bërë masazh me lëvizje lajeni ose fshijeni me peceta letre.