Video shokuese e publikuar mbrëmë nga emisioni “Stop” ku administratorja e kopshtit Anjeza Shabani dhunonte një të mitur 3-vjeçar, i tronditi të gjithë, dhe e gjithë shoqëria reagoi ashpër ndaj këtyre pamjeve të tmerrshme. Një ditë pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar mbi djalin 3-vjeçar nga Anjeza Shabani, emisioni “Stop” ditën e sotme ka publikuar pamje akoma dhe më të tmerrshme. Videoja e parë është rregjistruar me 14 qershor, dhe në mesnatën e datës 15, në orën 03:00 fëmija është ngritur duke goditur kokën me grushte. Pamjet e rënda janë filmuar me celular nga babai i fëmijës, ai që denoncoi gjithë këtë skandal. Nga këto pamje shokuese, duket se fëmija është në gjendje shumë të rëndë psikologjike.