Grabitja që iu bë Kim Kardashian vazhdon të mbushë faqet e shtypit rozë duke mos përjashtuar as personazhet publikë.
Kështu, ndërkohë që disa prej tyre e kanë ngushëlluar 35 vjeçaren për atë që i ndodhi, dikush e ironizon. Ai është Justin Timberlake i cili e iroznoi Kim në koncertin e tij, vetëm pak orë pasi atë e kishin grabitur në Paris persona të armatosur dhe me armë.
Këngëtari i “Cry me a River” i cili po performonte në Londër këtë javë filloi të tallej me “vajzën e selfie-ve” pasi një fans e pyeti nëse mund të bënin një video bashkë në Snapchat. Sipas portalit “The Sun”, Justin ka kthyer një përgjigje qesharake.
“Nuk mund ta përdor Snapchat-in sepse unë jam një i rritur. A e dini se Kim Kardashian paguhet rreth 10 milionë paundë për të bërë video? Më vjen keq!”- është shprehur këngëtari.
“Nuk di se si bëhet, jam një dinozaur”,- ka përfunduar Justin.
Kim u etiketua nga hajdutët pikërisht për pasurinë e saj dhe aksesorët e shtrenjtë të cilët ajo i poston në rrjete sociale.