INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të tjerë ''tradhëtarë'' të PD-së dhe LSI-së dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ

Të tjerë ''tradhëtarë'' të PD-së dhe LSI-së dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ

Publikuar më: 10:03 05-03-2019

Të tjerë kandidatë nga listat e partive opozitare, kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Sot tre kandidatë, kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularët e vetëdeklarimi. Pas verifikimit të tyre, nëse janë të përshtatshëm, KQZ do tu kalojë mandatin e deputetit.
Sot dorëzuan formularët, Ediola Braha nga lista e LSI-së në Gjirokastër, Ligoraq Karamelo nga PD në Korçës, dhe Elda Hoti nga lista e kandidatëve të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në Lezhë.
Veç këtyre deri më tani katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh.
Komisioni i Zgjedhjeve do të vijojë të kontaktojë dhe njoftojë të gjithë kandidatët në lista për tërheqjen e mandatit, dhe nga ky njoftim ata kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771