INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të tjerët përfitojnë nga ju? 5 Mënyrat që do t’ju shpëtojnë!

Të tjerët përfitojnë nga ju? 5 Mënyrat që do t’ju shpëtojnë!

Publikuar më: 12:31 08-02-2017
Manipulimi psikologjik ndodh kur një person përdoret për të mirën e tjetrit.
Qëllimisht shfrytëzon pushtetin  dhe shfrytëzon viktimën për t’i shërbyer, sipas interesave të tij. Situata mund të shkojë  deri në krijimin e gjendjes depresive.  Ja disa mënyra, sipas intv.al si të mos manipuloheni nga këto njerëz:
 
1. Informohuni për të drejtat themelore të njeriut
Nëse ju jeni të qartë në lidhje me të drejtat tuaja, e keni më të lehtë të vendosni për veten tuaj. Ju luftoni për to dhe kjo do bëjë që ta mbroni veten tuaj nga padrejtësitë që mund t’ju bëjnë të tjerët.
 
2. Mbani distancën tuaj
Një mënyrë për të zbuluar një manipulator është të shikoni, nëse një person vepron me fytyra të ndryshme në frontin e njerëzve të ndryshëm dhe në situata të ndryshme. Disa manipulues psikologjikë  priren zakonisht të shkojnë në ekstrem, duke qenë shumë të sjellshëm ndaj  një individi dhe plotësisht  të vrazhdë me një tjetër. Duke parë krahasimet,sipas intv.al  ju e keni  idenë  si të ruheni nga ky person.
 
3. Mos fajësoni veten tuaj
Manipuluesit duan  të shfrytëzojnë dobësitë tuaja, për t’ju bërë ju  të ndiheni fajtor. Është e rëndësishme të mbani mend, që ju nuk jeni problemi. Ju jeni thjesht duke u  manipuluar dhe  ndiheni keq me veten tuaj , prandaj  ju do dorëzoni  pushtetin dhe të drejtat tuaja.  
 
4. Përdorni  kohën në avantazhin tuaj
Përveç kërkesave pa arsye, manipulatori  dëshiron të krijojë  presion dhe të vendosë kontrollin e tyre mbi ju. Konsiderojeni kohën në avantazhin tuaj  dhe distanconi veten nga ndikimi i tyre i menjëhershëm. 
 
5. Thoni  "Jo" 
Të jeni në gjendje të thoni "jo" në mënyrë të vendosur është praktikë në artin e komunikimit. Kjo ju lejon të ruani një marrëdhënie të mirë. Mos harroni se të drejtat tuaja themelore përfshijnë të drejtën për të vendosur prioritetet tuaja, të drejtën për të thënë "jo" . Kjo është gjithashtu e drejta juaj për të qenë të lumtur dhe të shëndetshëm.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373