INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Të transmetohet debati me Kristjanin ...' Plas keq sherri online mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçajt: Je një hale

'Të transmetohet debati me Kristjanin ...' Plas keq sherri online mes Arjan Konomit dhe Meridian Ramçajt: Je një hale

Publikuar më: 11:25 23-03-2021

 Mes Meridianit dhe Arjan Konomit ka plasur keq sherri në rrjete sociale. Ata të dy e kanë thumbuar njëri-tjetrin me disa statuse të bëra në Instagram.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Meridianit, në të cilin shkruante: "Kristian, uroj që të transmetohet i plotë debati yt me Arjan Konomin dhe të mos pritet asgjë!". Sipas tij, gjatë këtij debati janë zbuluar lidhje të fshehta të "Përputhen" dhe shumë sekrete të tjera.

 -640-0-6058c2b64456d.jpg


Pas kësaj, Arjani i është kthyer keq në Instagram. "Ti njeri me atë emër aq qesharak, Merdan. Je bërë një hale ku personazhet tanë përmjerin fekalet e tyre, me të cilat t'i mbush gojën dhe i gëlltit me aq shumë shije. Mirënjohje për këtë rol kaq të dobishëm!", ka shkruar ai.

-640-0-6058c2b73390f.png

Meridiani i është kundërpërgjigjur me një status po kaq ironizues dhe "tallës".

"Intelektualit të vetëquajtur me mbiemër të përshtatur aq mirë, Kondomi. Nuk di...mllefi vjen nga hormonet e pashfryra apo terrori e ka kapur në palcë nga zbulimi i së vërtetës? Në fakt ka të drejtë të mërzitet: 3 dalje në opinion ia kaluan në vëmendje 1 viti që leh cdo ditë e vjell vrer. Jam kurioz të di kush ka qenë redaktor i veprave të këtij mjeshtri që fjalor ka atë të rrugëve dhe keqardhje për ata që kanë harxhuar kohë dhe para duke blerë pallavra deliresh! Gëzuar i ndjerë festën e Novruzit, qetësi e paqe me veten tuaj, epoka juaj ka kaluar, na jepni pak ajër se na mbytët në erë krome! Shekspiri do të shkruante për dramën tuaj "Shumë LOT për asgjë".

 -640-0-6058c2b75e3c0.png

Meridiani nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë një status tjetër ku ka shkruar: "Ah se harrova...nuk të kam ngacmuar më shumë pas lutjeve të shumta mes njohjesh të përbashkëta, por kur e ngacmon folenë e bletëve vetë prit pasojat e thumbave se mjaltin nuk ta lë njeri! Por unë e di, patjetër do jetë dikush që të ka vjedhur Instagramin pasi ti nuk je i këtij niveli dhe aq që di ta përdorësh Instagramin sic thua shpesh!".

 -640-0-6058c2e57c8ff.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0045278072357178