INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të udhëtosh me “fuqinë” e mbeturinave të kafes! Shpikja më e fundit londineze...

Të udhëtosh me “fuqinë” e mbeturinave të kafes! Shpikja më e fundit londineze...

Publikuar më: 16:25 21-11-2017

Shpikja e fundit e një të riu londinez mund t’ju habisë, por është e vërtetë, pasi nuk është më vetëm një projekt në letër, por kanë nisur provat. E kemi fjalën për vënien në lëvizje të autobusëve jo më vetëm me karburant, por përmes djegies së mbeturinave të kafes. 27-vjeçarit Arthur Kay ideoi një proces, përmes të cilit nxjerr nga mbeturinat vaj kafeje. Më pas, vaji i kafes përzihet me dieselin e zakonshëm, duke krijuar një biometan apo “B20”, siç quhet, dhe që vë në lëvizje autobusët.
Edhe pse nuk është karburant 100% bio, përzierja me kafen ul tej mase ndotjen, që krijon nafta e zakonshme.
Avantazhet e shpikjes janë të mëdha e mes tyre përfshihen riciklimi i mbeturinave të kafes, reduktimi i dioksidit të karbonit dhe kursimi i karburantit. Deri tani, kompania që Kay drejton, ka prodhuar 6.000 litra vaj kafeje nga mbeturinat e rreth 2.5 milionë filxhanëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875