INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të varfër, por shpresëplotë për ekonominë! Shqiptarët më optimistët në Europë

Të varfër, por shpresëplotë për ekonominë! Shqiptarët më optimistët në Europë

Publikuar më: 13:03 23-08-2017

Shqiptarët sipas një studimi të fundit për fat të mirë janë pozitivë dhe optimistë në lidhje me ecurinë e tyre ekonomike dhe sociale gjatë këtij viti madje më shumë dhe se shtetetas të tjerë europianë. Studimi i Gallup tregon se 39% e shqiptarëve janë  pozitivë kur thonë se ekonomia e tyre do të jetë mirë gjatë vitit 2017, ndërsa 29% mendojnë të kundërtën. Pra pavarësisht se si shkojnë gjërat dhe a do realizohen pritshmëritë është e qartë se jemi më shumë optimistë, e kjo të paktën na bën mirë për shëndetin mendor. Gjithësesi i lartë është dhe numri i atyre që janë neutrale, pra që mendojnë se vendi nuk do të jetë as më mirë dhe as më keq, me 30%. Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë shumë më tepër optimistë lidhur me perspektivën ekonomike. Më pak optimistët paraqiten në rajon shtetasit e Bullgarisë, pasi përqindja e atyre që mendojnë se perspektiva ekonomike e vendit për 2017-n do jetë pozitive është 12%.
E ndjekur nga Bosnje - Hercegovina, me peshën e optimistëve vetëm 18%, ndërsa pesimizmi mbizotëron me 38%.
E krahasueshme me Shqipërinë është vetëm Kosova, me 37%. Maqedonia e ka nivelin e optimizmit ekonomik në 33% dhe Serbia 23%.
Në studim bie në sy se vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore, duket se nuk kanë pritshmëri të larta. Ata nuk shprehen kaq optimistë sa rajoni lidhur me perspektivën e tyre ekonomike. Në Itali, ky tregues është 9%, përkundrejt 57% që janë pesimistë, në Gjermani 13%, në Greqi 6%, në Suedi 10%, në Mbretërinë e Bashkuar 15%.
Çudi është që vendet më optimiste në botë janë shtete relativisht të pazhvilluara, si Bangladeshi, Gana apo dhe Pakistani.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938