Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës në një raport e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror duke përdorur si njësi matëse nivelin e fuqisë blerëse. Vendi ynë renditet i parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Bosnjë - Hercegovinën. Ndërsa Mali i Zi u rendit në vendin e 75, Maqedonia në të 84, Serbia në të 89 dhe Kroacia në vendin e 60.
Global Finance sqaron se në përgjithësi, ka dy metoda standarde për të përcaktuar vendet më të pasura dhe ato më të varfra të botës. Zakonisht merret në konsideratë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto dhe ndarja e tij për frymë.
Sipas shkrimit të Monitor përkufizimi më real dhe më i pranuar mes ekspertëve, por edhe nga vendet e pasura është përcaktimi se sa i pasur është rezidenti i një vendi. Për këtë arsye, metoda më e mirë për të përcaktuar nivelin e varfërisë është fuqia blerëse.