INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ‘varrosesh’ kur je gjallë. Rasti i një 20-vjeçari që pa vdekjen e tij

Të ‘varrosesh’ kur je gjallë. Rasti i një 20-vjeçari që pa vdekjen e tij

Publikuar më: 14:40 19-06-2018

Ishte shpallur i vdekur dhe familja e tij kishte përgatitur ceremoninë mortore pa ditur se trupi që po vajtonin nuk ishte i tij. Juan Ramon Alfonso Penayo nga Paraguaj, kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe rikthimi ndodhi pikërisht në momentin kur po e ‘’varrosnin’’ atë.  Ai u habit kur  pa familjarët që po e vajtonin, por që në fakt trupi i atij që po varosej ishte i  një personi tjetër që ishte gjetur i djegur. Djali ishte larguar disa ditë nga shtëpia në fshatin Santa Teresa dhe policia zbuloi mbetjet e një trupi të djegur. Duke qenë se trupi ishte karbonizuar dhe identifikimi ishte më i vështirë, policia mendoi se mund ti përkiste 20-vjeçarit Penayo. Bandat e drogës janë të shumta në këtë zonë dhe zyrtarët menduan se ai ishte i përfshirë në to, duke patur fund të tmerrshëm.

tabut_oo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402