INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të varur nga Instagrami? Ja si ta luftosh 'betejën' me të brenda ditës

Të varur nga Instagrami? Ja si ta luftosh 'betejën' me të brenda ditës

Publikuar më: 12:35 06-08-2018

Sa kohë shpenzoni në Instagram? Mendoj se të gjithë ne duhet të pranojmë se kalojmë më shumë kohë sesa do të donim. Është padyshim varësi dhe nuk e kuptjmë se si kalon koha aty, kur futesh thjesht për 5 minuta dhe sheh që ka kaluar më shumë se një orë. Mos përmendim pjesën që kemi tendenën që të postojmë gjëra thjesht për t’u dukur dhe për të treguar një jetë të lumtur, kur të gjithë e dimë që Instagrami është një gënjeshtër e madhe. 

Studimet e fundit kanë treguar që Instagrami shkakton tek njerëzit stres, por edhe ankth në të njëjtën kohë.
Po ndjeni se po kaloni më shumë kohë seç duhet, por nuk dini si të largoheni pasi vërtet jeni të varur? Po ju tregojmë disa mënyra se si të heqim dorë nga ky aplikacion që po na merr shumë energji dhe kohë nga jeta jonë:

 

 

Limito kohën tënde
Ky është hapi i parë, ku në fillim mund të tingëllojë si një detyrë fëminore dhe ndoshta e pamundur, por është ajo që nevojitet. Vendosja e një kohëmatësi në telefonin tuaj do t'ju ndihmojë të kontrolloni sa kohë keni shpenzuar në Instagram.


Filloni të bëni ‘unfollow’ llogaritë në Instagram që nuk ju frymëzojnë
Kur them "nuk ju frymëzojnë", dua të them ato që ju bëjnë të ndiheni keq dhe nuk ju japin asnjë efekt pozitiv. Edhe ky hap nuk është i thjeshtë, pasi të duhet pak kohë që të kuptosh vërtet se cilat janë postimet që të bëjnë të ndihesh keq.


Perfeksioni nuk ekziston
Instagrami ka tendencë që të na pasqyrojë një jetë perfekte dhe çdo gjë e bukur që shihet aty ekziston, kur ne jemi të vetëdijshëm që jo. Tani uluni dhe bëjani pyetjen vetes ‘vërtet dëshiron të të marrë kohë Instagrami nga jeta tënde duke parë disa foto jo reale, të edituara me photoshop dhe nuk pasqyrojnë realitetin?’ Është e lodhshme apo jo?


Nuk keni pse postoni çdo ditë
Në Instagram ka shumë presion. Presion për të mbajtur dhe rritur numrin e ndjekësve. Kjo do të thotë postimi dhe shtimi i historive tona çdo ditë. Ndonjëherë, kjo punë bëhet më e lodhshme sesa argëtim. Kur fillon të ndiheni në atë mënyrë dhe nën presion, është koha e duhur për t’u larguar nga aplikacioni. I.M/intv.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0028190612792969