INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të veçantat e 'Topit të Artë', përfshihen edhe Messi me Ronaldon

Të veçantat e 'Topit të Artë', përfshihen edhe Messi me Ronaldon

Publikuar më: 14:26 25-09-2018

Të hënën, më 3 dhjetor në Paris, do të jepet çmimi më prestigjoz për një futbollist, ai i Topit të Artë. Por, jo vetëm kaq. Ky vit do të vijë me risi të reja, pasi do të jepet i njëjti trofe edhe për futbollisten më të mirë femër e lojtarin më të mirë U-21.

Topi i Artë pëson në këtë mënyrë një farë rinovimi, e pas më shumë se dy muajsh, do të mësojmë se cili do të jetë fituesi i këtij edicioni të 63-Të, që me siguri do të ndikohet shumë edhe nga rrugëtimi i lojtarëve me përfaqësueset respektive në Kupën e Botës. Sistemi i zgjedhjes për futbollisten më të mirë femër, do të jepet në bazë të votave të gazetarëve, ashtu si për meshkujt.

Ndërkohë, çmimi për lojtarin më të mirë U-21, i cili do të quhet ndryshe Trofeu Kopa, do të jepet nga 33 fituesit e mëparshëm të Topit të Artë, të cilët jetojnë akoma, si Franz Beckenbauer, Jean-Pierre Papin, Marco Van Basten, Andriy Shevchenko, Zinedine Zidane, Leo Messi e Cristiano Ronaldo. Favoriti kryesor për këtë trofe është sigurisht 19-vjeçari Kylian Mbappe, protagonist me Francën e tij në Botërorin që u zhvillua në Rusi. Finalistët për këto 3 çmime do të zbulohen me datën 8 tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441