Mund të duket e pa besueshme, por ka ndodhur që kur bëhen restaurime të objekteve të vjetra, të evidentohen thesare. Së fundi 600 monedha ari janë zbuluar gjatë prishjes së një shtëpie të braktisur në Brittany. Zbulimi i papritur u bë në bodrumin e këtij objekti. Policia raportoi të hënën se punëtorët dëgjuan kërcitjen e një kutie gjatë punimeve dhe kur e hapën gjetën monedhat. Këto monedha mendohet se datojnë që nga viti 1870 dhe mbajnë fytyrën e mbretit të Belgjikës, Leopold II. Policia tha se thesari është nën mbikqyrjen e policisë dhe do të mbahet i mbyllur derisa të zbulohen më shumë informacione rreth origjinës së tij.