INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të vërtetuara shkencërisht! Ja 7 arsyet pse duhet të bëni seks çdo ditë

Të vërtetuara shkencërisht! Ja 7 arsyet pse duhet të bëni seks çdo ditë

Publikuar më: 21:06 03-02-2017

Nëse shkenca thotë se duhet të shkoni t’i hidheni sipër të dashurit tuaj, atëherë kjo është ajo çfarë duhet të bëni. Ja 7 arsyet pse:

1-Ul rrezikun e kancerit të prostatës      
Sipas një studimi të shkollës së mjekësisë në Harvard, meshkujt që bëjnë seks më shpesh, kanë më pak mundësi për t’u diagnostifikuar me kanceri të prostatës.

2-Shanset për t’u ftohur janë shumë të pakta                   
Studiuesit nga Universiteti Ëilkes në Pensilvania, kanë zbuluar se personat që bëjnë seks të paktën dy herë në javë, lëshojnë më shumë antigjene si imuniglobulina A, që lufton ftohjen dhe gripin. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse bëni seks shtatë herë në javë.

3-Do dukeni më të rinj dhe të sigurt në vetvete
Në një studim nga studiuesit skocez dhe neuropsikologu David Ëeeks, të cilët studiuan moshën e 3500 grave dhe burrave evropianë dhe amerikanë, kanë zbuluar se njerëzit, mosha e të cilëve duket më e re se sa ngjajnë në fytyrë, bëjnë seks të paktën 3 herë në javë, dhe i krahasuan me ata që bëjnë 2 herë në javë. Ata gjithashtu zbuluan se këta persona që duken më të ri, ndihen më mirë, dhe më të sigurt në vetvete rreth identitetit seksual.

4-Do t’ju ndihmojë të heqni qafe dhimbjet e tmerrshme menstruale     
Një studim i bërë, doli në përfundimin, se në 2000 femra, 9% e tyre masturboheshin vetëm për të eliminuar këto dhimbje. Nuk ka dyshime se ato janë gabim, pasi ka një zgjidhje më të mirë të mundshme.

5-Rrit mundësinë që të mbeteni shtatzënë         
Një studim rreth Fertilitetit dhe Sterilitetit zbuloi se të bësh seks çdo ditë, ndihmon në përgatitjen e sistemit imunitar për shtatzëninë, dhe rrit mundësitë për të patur një fëmijë.

6-Ul presionin e gjakut dhe redukton nivelin e stresit     
Një studim i vitit 2005 arriti në përfundimin se njerëzit që kryenin marrëdhënie seksuale kishin nivel më të ulët të presionit të gjakut dhe nuk i kapte stresi shpesh, krahasuar me ata që nuk kryenin marrëdhënie.

7-Seksi mund t’ju bëjë “gjeni”.
Studime të ndryshme nga Universiteti Maryland dhe Konkuk në Seul, kanë zbuluar se seksi i shpeshtë ju bën më pak të stresuar, dhe përderisa stresi e bën trurin tuaj më pak funksional, atëherë duhet të bëni sa më shpesh seks që të mëndoni në mënyrë sa më inteligjente. 

Article Logic
Execution time: 0.002985954284668