INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të virgjër apo jo? Ja si është të bësh seks për herë të parë

Të virgjër apo jo? Ja si është të bësh seks për herë të parë

Publikuar më: 20:52 20-10-2017

Të virgjër apo jo? Kjo është çështja. Të bësh seks për herë të parë është një ndjesi që çdokush do e provojë edhe nëse nuk e ka provuar

I provuar shkencërisht si një ndër kënaqësitë më të mëdha njerëzore. Kujdes! Jo gjithmonë hera e parë mund të jetë ashtu siç e kishit menduar, sidomos për femrat.

Hera e parë që bëni seks është ndryshe për çdo njeri. u dhe partneri  juaj vendosni së bashku çfarë doni të bëni. Nuk keni pse të kryeni marrëdhënie seksuale . Nëse nuk ndiheni gati, nuk keni pse ta bëni. Ju mund të bëni seks në shumë mënyra të ndryshme.

Përpiquni të qetësoheni. Të gjeni kohën tuaj mund të ndihmojë Sigurohuni se askush nuk mund t’ju shqetësojë. Do të jeni më i qetësuar. Sigurohuni se jeni të dy të eksituar mjaftueshëm. Stimuloni njëri-tjetrin, për shembull duke eksploruar trupin e njëri tjetrit.

Flisni me njëri tjetrin për çfarë ju pëlqeni dhe çfarë nuk pëlqeni.

Nëse dhemb pak

Mund të dhembë pak herën e parë që kryeni marrëdhënie seksuale. Mund të ketë arsye të ndryshme për këtë:

Një grua do të jetë më pak e eksituar nëse ajo ndihet e frikësuar ose e pasigurt. Vagina  e saj do mbesë tepër e thatë dhe muskujt e dyshemesë së legenit  të saj të tkurrur. Vagina bëhet tepër e ngushtë. Më pas penetrimi është i vështirë ose i pamundur. Përpiquni të qetësoheni.

Lafsha e penisit  të burrit mund të jetë tepër e ngushtë e të mos rrëshqasë mirë mbi kokën e penisit . Ju mund ta përmirësoni këtë duke tërhequr rregullisht lafshën mbi kokën e penisit. Nëse dhimbja mbetet, ju duhet të shkoni te mjeku.

Orgazma

Ju do të zbuloni pas disa kohësh çfarë pëlqeni të dy dhe si dhe kur mund të arrini një orgazëm. Ju nuk keni nevojë gjithmonë të arrini një orgazëm. Njihni njëri-tjetrin më mirë dhe fitoni eksperiencë.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395