INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të visheni bukur dhe me stil? Ja 7 rregulla që vajzat fashioniste ndjekin gjithmonë

Të visheni bukur dhe me stil? Ja 7 rregulla që vajzat fashioniste ndjekin gjithmonë

Publikuar më: 15:32 05-06-2018

Të visheni thjesht, bukur, komode por dhe me stil në të njëjtën kohë? Kjo është më e thjeshtë seç ne mund ta kishim menduar. Ekzistojnë disa rregulla shumë të thjeshta që vajzat fashioniste, stylish dhe elegante na kanë mësuar që të kemi parasysh. Janë pikërisht dhe ato këshilla që ato vetë ndjekin gjatë përditshmërisë për sa i përket stilit të tyre. Sot në emisionin "Fun Day" me moderatoren Fatma Methasanin janë treguar konkretisht 7 rregulla që vajzat fashioniste ndjekin gjithmonë.

 

1. Veshja juaj është një formë komunikimi, pra çfarëdo që vendosni të vishni, do të flasë për ju.


2. Veshjet janë gjithmonë në varësi të situatave në të cilat do të ndodhesh.


3. Në një palë xhinse ja vlen gjithmonë që të investohet.


4. Veshja juaj tregon personalitetin tënd, kështu që kushtoji rëndësi që të nxjerrësh veten tënde dhe stilin që ti ke.


5. Është e rëndësishme të kuptosh se kur është koha e duhur që të luash me trendet e fundit, por kini parasysh nëse trendi më i fundit ju përputhet me stilin dhe personalitetin tuaj.


6. Aksesorët kanë rëndësi dhe fuqinë për të ndryshuar pamjen tuaj.


7. Parfumi është pikë kryesore. Është e rëndësishme që të keni një që ju personifikon dhe të mos e ndryshoni.

Article Logic
Execution time: 0.0030031204223633