INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të vjedhësh kasafortën e Komisariatit të Policisë. Ndodh në...

Të vjedhësh kasafortën e Komisariatit të Policisë. Ndodh në...

Publikuar më: 10:39 04-12-2018

Çudi në Shqipëri. Të vjedhësh kasafortën e Komisariatit të Policisë. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit, ku raportohet se janë vjedhur 2 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 dhjetor, në zyrat e komisionit të Qarkullimit Rrugor. Sipas të dhënave të para thuhet se shuma e vjedhur ishin mbledhur nga arkiva dhe gjobat, ndërsa ruheshin në një kasafortë. Mësohet se kjo kasafortë nuk kishte kod, por ishte e mbyllur me dryn.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka nisur hetimet për faktin nëse punonjës policie janë të implikuar në vjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0041921138763428