INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të zbulosh lumturinë, fshihet tek… pjata juaj

Të zbulosh lumturinë, fshihet tek… pjata juaj

Publikuar më: 11:20 07-02-2019

Nëse jeni duke kërkuar lumturinë është shumë e thjesht ta gjeni.

Lumturinë mund ta zbuloni tek tek dreka apo darka juaj. Po po lumturina ju serviret në pjatë.

Një studim i realizuar me rreth 45 mijë persona vërtetoi se mirëqënia e secilit rritet sa më e madhe është sasia e frutave dhe perimeve që konsumohet çdo ditë.

Eksperimenti u krye nga ekspertë të universitetit York në Britaninë e Madhe.

Specialistët e analizuan studimin në disa pjesë. Ata u bazuan tek dieta, mënyra e jetesës, sjellja dhe kushtet shëndetësore.

U pa se mirëqënia e secilit individ të marrë në studim rritej në mënyër proporcionale me konsumimin e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Studimi zbuloi se lumturia përmirësohej nëse dyfishohej konsumi prej 5 porcioneve të rekomanduara në 10 .

"Rezultatet tona ofrojnë dëshmi të mëtejshme se bindja e njerëzve për të konsumuar më shumë fruta dhe perime nuk është vetëm e mirë për shëndetin e tyre fizik, por edhe për mirëqenien e tyre mendore ", nënvizuan ekspertët e studimit.

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146