INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të zellshëm në punë, kujdes nxisni shumë rivalitet

Të zellshëm në punë, kujdes nxisni shumë rivalitet

Publikuar më: 16:45 26-07-2018

E dini jo gjithmonë të qënurit i mirë në punë është dicka e mirë, përkundrazi.Shpeshherë të jesh shumë bashkëpunues dhe i gatshëm mund të të kthehet në të kundërt duke nxitur tek të tjerët zili.

Kjo sjellje nënvizon një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Psikologjisë në Kanada i ka rrënjët në prirjen tonë për konkurrencë: të trajtosh jo mirë më të mirët madje edhe duke i bojkotuar punën është një mënyrë për të reduktuar potencialin e kolegut për t’u rritur dhe kjo është një lojë ku secili synon të rrisë shanset për t’u zgjedhur në një luftë të hapur ndaj konkurencës.

Studimi vuri re se sjellja bashkëpunuese e dikujt tërhiqte ndëshkime në grupe ku anëtarët ishin në konkurencë me njëri- tjetrin . Duke qënë dyshues, xhelozë ndaj personave që janë më të mirë e ka një shpjegim dhe rrënjët gjenden në natyrën tonë.

"Ajo që ne po kërkojmë në këtë hulumtim është të zbulojmë , cilat janë mekanizmat psikologjik që luajnë rol kryesor?" thonë kërkuesit .

"Pse njerëzit janë ndërtuar në atë mënyrë që të reagojnë në mënyrë armiqësore ndaj personi që është më i mirë dhe duan ta ndëshkojnë.

Dëshmitë antropologjike nga shoqëritë e gjahtarëve tregojnë se një fenomen i ngjashëm social pengoi gjuetarët e shkëlqyeshëm që të dominonin grupin. Kërkuesit kanadezë vrojtuan sjelljen e disa personave në një lojë të mes ekonomisë dhe psikologjisë, një eksperiment i tillë u realizua për të matur prirjet për bashkëpunim dhe konkurrencë. Në lojë pjesëmarrësit kishin mundësinë të merrnin pjesë në ndërtimin e një të mire publike dhe të ndëshkonin anëtarët e tjerë. Studiuesit vunë re se në kushtet e konkurencës sjelljet konkuruese , sjelljet ndëshkuese ndaj të tjerëve ishin më të theksuara.

Dhe përfundimi shpjegojnë ekspretët është se në cdo fushë të jetës mos jini shumë të mirë sepse do të krijoni shumë armiq rreth jush madje që edhe mund t’ju shkaktojnë dëme.

Article Logic
Execution time: 0.002363920211792