Deri në 12 me të shtëpisë, pas orës 12 janë tërbuar...
Njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për të festuar e për të pritur vitin e ri. Disa prej tyre festojnë me familjen, disa me shoqërinë, disa me partnerët. Por kur bëhet fjalë për jetën e natës, Anglia qëndron shumë lart. Të rinjtë britanikë, përveç se pëlqejnë shumë alkoolin, nuk e kanë aspak problem të dalin nëpër rrugë gjysmë të zhveshur e ndoshta të kërcejnë me kë të dalë para. Të paktën kështu kuptohet nga fotot e publikuara nga DailyMail, të fotografuara në disa qytete të Anglisë, ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë dalë për të festuar ndërrimin e viteve.
Më poshtë mund të shihni disa foto nga këto momente të “çmendura festimesh”.