Alban Ramosaj dhe modelja e njohur Niki Delijorgji prej disa kohësh janë përfolur për një lidhje dashurie, kur vetë Niki ka pranuar publikisht se Albani ia ka kushtuar këngën asaj. Më pas, Albani i ftuar në një emision ka pranuar se është i dashuruar me modelen. Pra le të themi që Albani dhe Niki e kanë bërë lëmsh rrjetin me postime, dedikime dhe reagime nga më të ndryshmet. E njëjta gjë ka ndodhur me një publikim të fundit në rrjetet sociale ku shfaqen në momente intime në shtrat.
Për më tepër, Albani dhe Niki paralajmëruan ndjekësit për një surprizë, e cila me siguri do të jetë një projekt muzikor. Duket se ata do të bashkëpunojnë për një këngë, e cila do të publikohet pikërisht më datën 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. Projekti i tyre do të titullohet “Unity”, ndërsa vëmendjen edhe njëherë na e mori komenti i Nikit në fotot e Albanit, ku i shkruan “Dashuria ime“.