INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të zjarrtë apo të mërzitshëm? Zbuloni si është në shtrat secila shenjë e HOROSKOPIT!

Të zjarrtë apo të mërzitshëm? Zbuloni si është në shtrat secila shenjë e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 16:57 09-01-2019

Dashi

Keni fatin të posedoni një temperament seksual shumë të shëndetshëm, potent dhe pa komplikime. Është e lehtë të zgjodh dëshirën tek ju, e nuk ju nevojiten fantazi të komplikuara për t’ju ndezur dëshirën. Nuk keni durim, dëshironi të kënaqeni menjëherë.

Në krevat nuk keni asnjë turp për të vepruar përballë një mashkulli. Por kini kujdes, vetëbesimi juaj mund të bëjë që shumë meshkuj të ndjehen inferiorë në krevat dhe të largohen prej jush. Me ju është e lejuar çdo lloj fantazie në krevat. Pra nuk rrezikohet kurrë që me një femër Dash seksi të bëhet monoton dhe i mërzitshëm.

Në krevat jeni të afta të thoni fjalë që të copëtojnë zemrën, aq të ëmbla janë. Rreziku dhe eksperiencat pikante ju eksitojnë. Pëlqeni të bëni dashuri edhe në vende publike, sepse adhuroni idenë se mund të kapeni dhe të ndëshkoheni.

Shenja juaj udhëhiqet nga Marsi, planeti i seksualitetit. Me ju dashuria është e drejtpërdrejtë. Kaloni menjëherë në aksion.

Demi

Nuk dashuroni kurrë përgjysmë. Për ju, ndjenjat dhe seksualiteti ecin me hap të njëjtë. Dhe pikërisht kur jeni të dashuruara keni më tepër dëshirë për marrëdhënie seksuale dhe ndjeheni më të gjalla.

Ndaj keni një nga temperamentet më seksuale të shenjave të Zodiakut. Por nga ana tjetër jeni shumë besnike ndaj partnerit. Qartësia që e dashuroni thellësisht partnerin e shndërron trupin tuaj në një vullkan të vërtetë erotik. Nëse partneri ju krijon hapësirë, ju jeni të gatshme ta shpalosni seksualitetin tuaj pa asnjë tabu. Por këtu duhet të tregoni kujdes, sepse vrulli i pamasë në krevat mund të bëjë që disa tipe meshkujsh të largohen nga jeta juaj.

Ke një natyrë thellësisht posesive. Partnerin në lojëra seksuale nuk dëshiron ta ndash me askënd tjetër dhe për asnjë arsye në botë.

Prezenca e Venusit në shenjën tuaj ju favorizon në aspektin sentimental. Ama keni nevojë të keni në krah një partner që nuk është përtac poshtë çarçafëve.

Binjakët

Seksi në vetvete nuk është një nga “sportet” tuaja të preferuara. Sigurisht keni edhe ju seksualitetin tuaj, por që të ndjeni plotësisht kënaqësi keni patjetër nevojë që lojërave seksuale t’i kombinoni dhe anën tepër të ëmbël dhe emotive që duhet të ketë partneri juaj.

Dashuroni të shprehni çfarë ju pëlqen dhe këtë gjë prisni edhe nga partneri. Le të themi të vërtetën: Në krevat shijoni më shumë anën platonike se sa aktin në vetvete.

Për të stimuluar seksin ka vetëm një mënyrë: Loja!

Gaforrja

Për ju dashuria dhe dëshira janë të lidhura në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Ju ndizet dëshira seksuale vetëm atëherë kur partneri di të ndezë anën tuaj emotive. Vështirësitë kryesore lidhen me natyrën tuaj shumë të ndjeshme. Mjafton të dyshoni fare pak për ndjenjat që partneri juaj ka karshi jush dhe dëshira për seks zhduket si me magji.

Dëshira juaj seksuale lidhet edhe me ambientin që ju rrethon. Një ambient i ngrohtë ju ndez dëshirën, e kundërta e vret atë. Gjithçka lidhet me atë që po ndodh në atë moment brenda dhe jashtë jush. Dëshira juaj seksuale ndryshon sipas ditëve, një ditë je e dashur dhe plot pasion, ditën tjetër e largët dhe seksi është gjëja e fundit që të shkon në mendje të praktikosh.

Shumë e ndjeshme ndaj gjërave që ju rrethojnë. Të bësh seks me një femër të shenjës së Gaforres duhet të tregosh shumë takt dhe diplomaci.

Luani

Asi juaj nën mëngë: Njerëzit tërhiqen tmerrësisht shumë seksualisht ndaj teje. Së bashku me Akrepat jeni shenjat më pasionante të Zodiakut. Të tjerët e perceptojnë instinktivisht seksualitetin tuaj, që arrin t’i tërheqë si një magnet.

Kujdes mos u joshni shumë me lojërat e fuqisë. Kujdes edhe me temperamentin tuaj dominues, që mund të ju sugjerojë fantazi seksuale deri në sadizëm. Njihni shumë mirë dëshirat seksuale të pjesës më të madhe të shenjave të horoskopit. Shenja juaj udhëhiqet nga Dielli, mjeshtër i gjallërisë.

Për ju seksualiteti është një nga format kryesore të shprehjes së jetës dhe vetes suaj. Por edhe pse jeni dominant këtë e bëni me shumë elegancë dhe joshje.

Virgjëresha

Keni fatin të jeni një shenjë e Tokës. E për këtë fakt edhe në aspektin seksual jeni një person shumë kërkues. Por jeni në të njëjtën kohë edhe shumë të rezervuar dhe kjo ju pengon shpesh që të përjetoni emocionet tuaja seksuale deri në fund.

Urreni idenë që të udhëhiqeni nga instinktet. Duke analizuar gjithçka harroni të shijoni jetën. Erotizmi nuk ju pasionon shumë. Për t’ju ndezur dëshirën partneri duhet të japë një shfaqje të vërtetë romantizmi.

Shenja juaj udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i inteligjencës. Kjo ju shtyn në nevojën për të kuptuar dhe analizuar çdo gjë që ndodh përreth jush. Por duke qenë se jeni edhe shenjë e Tokës, natyra ju ka dhuruar një seksualitet të fortë. Ndaj në momentin që gjeni partnerin e duhur, frika juaj largohet dhe nisni të shijoni eksperiencën.

Peshorja

Dashuria është meraku juaj më i madh. Nuk e duroni dot vetminë dhe për ju aventura më e madhe është jetesa në çift, me gjithçka kjo nënkupton, nga përkëdheljet më të ëmbla tek shpërthimet më të forta seksuale.

Jeni femra shumë të rafinuara dhe e keni shumë të vështirë ta lini veten të ndiqeni nga disa instinkte seksuale që ju i cilësoni si kafshërore. Por kini kujdes, se kjo vetëpërmbajtje po ju privon për të arritur maksimumin e kënaqësisë në shtrat.

Në krahun tuaj duhet të jetë një partner romantik dhe një krevat me petale trëndafili. Me pak fjalë ëndërroni një erotizëm plot romanticitet brenda tij.

Shenja juaj udhëhiqet nga Venusi, perëndesha e dashurisë dhe e bukurisë. Keni një temperament të mirë seksual, as shumë të dobët, as shumë të fortë. Karakterizoheni nga ekuilibri, mes seksit dhe ndjenjave, mes romantizmit dhe instiktive të egra.

Tek ju ndikon edhe ambienti që ju rrethon kur bëni seks, që nga dritat tek aromat.

Akrepi

Reputacioni juaj si dashnorë të zjarrtë tashmë është i njohur nga të gjithë. Të lindurit në shenjën e Akrepit janë ndër personat më pasionantë të Zodiakut.

Përse? Thjesht sepse planeti që i udhëheq është Plutoni, mjeshtër i fantazisë dhe seksualitetit. Kurse planeti i dytë i Akrepit është Marsi, ikonë e dëshirës.

Seksualiteti juaj është i fuqishëm dhe shpesh herë ka mister e dramë. Karakterizohet nga takime të forta dhe shpërthyese. Jeni shumë tërheqës, në aspektin seksual, në sytë e të tjerëve. Në krevat shfaqeni si një qenie irracionale, e gatshme të bëjë gjithçka për të arritur kënaqësinë.

Por kjo nuk do të thotë se jeni sipërfaqësorë dhe shkoni në shtrat me të parin që ju del përpara. Aspak! Ju bëni seks kur me të vërtetë e dëshironi diçka të tillë.

Shigjetari

E jetoni seksualiteitn tuaj në një mënyrë krejtësisht natyrale. Të duash, të japësh dhe të marrësh kënaqësi për ju është një vepër e vërtetë arti e të jetuarit. Kur në mendje ju vjen një fantazi, jo tepër e zakonshme, nuk ngurroni ta vendosni në praktikë.

Në krevat shfaqni tendenca dominuese dhe për ju partneri ideal është dikush që pranon t’i nënshtrohet këtyre tendencave. Temperamenti juaj shpërthyes shfaqet në krevat si me anën tuaj romantike ashtu edhe përmes ndjekjes së instinkteve seksuale.

Në çarçafë nuk e komplikoni jetën, por shijoni çdo moment në maksimumin e tij.

Bricjapi

Si një shenjë e Tokës jeni shumë të lidhur me realitetin dhe dispononi një karakter shumë të fortë. Jeni shumë të ndjeshëm sa i takon emocioneve të trupit dhe nuk keni asnjë problem të jetoni një realitet të shëndetshëm seksual.

Por ndonjëherë lejoni t’ju shpëtojë një pjesë e potencialit tuaj seksual. Saturni, planeti që udhëheq shenjën tuaj, mund t’ju shtyjë shpesh të frenoni instinktet tuaja. E në këtë mënyrë nuk shprehni seksualitetin tuaj në potencialin që keni.

Keni gjithmonë nevojë për vëmendje të madhe. Një sjellje indiferente e partnerit mund t’ju largojë prej tij. Ndonjëherë ndjeni dhe turp në çarçafë ndaj ju duhet pranë një partner që ju thotë fjalë të ëmbla në çdo moment.

Ujori

Ndër të gjitha shenjat e Zodiakut jeni ajo që paragjykoni më pak. Nuk ngurroni ta hidhni veten në mijëra eksperienca, deri në një jetë seksuale shumë provokuese, sipas iconstyle. Ky temperament ju lejon të eksploroni të gjitha format e kënaqësisë. Ama kur një marrëdhënie bëhet shumë intensive, sidomos në planin seksual, keni tendencën t’ia mbathni në mënyrë që të mos bëheni i varur nga tjetri.

E mbroni me forcë lirinë seksuale. Por më shumë me fjalë se me vepra sepse në fund të fundit vlerësoni më tepër cilësinë se sa sasinë. Fantazitë tuaja seksuale janë ndër më të sikletshmet. Shenja juaj udhëhiqet nga Urani, planeti i të paparashikuarës dhe origjinalitetit.

Peshqit

Adhuroni të bëni dashuri në të gjitha format e saj, nga ato më romantiket tek më instiktivet. Nën atë pamjen tuaj të rezervuar fshihet një temperament i fuqishëm seksual.

Keni tendencën të përzieni gjithçka, dashurinë me seksin, romanticitetin me instinktet, etj. Kjo shpesh herë ju bën të gaboni dhe të gënjeni të tjerët.

Preferoni të jepni kënaqësi më shumë se sa të merrni. Ndaj partnerët mund t’ju kërkojnë çdo gjë në çdolloj momenti.

Për partnerin seksual jeni të gatshme t’i bëni masazhe tajlandeze deri në mëngjes ose t’i gatuani darkën e tij të preferuar, teksa ke veshur të brendshme provokuese.

Shenja juaj udhëhiqet nga Neptuni, planeti i stuhive, por edhe i artit dhe anës shpirtërore. Për ju seksualiteti mund të marrë ngjyrime të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307