Demi
Demi është një shenjë shumë romantike,ata përkushtohen dhe u kushtojnë vëmendje edhe detajeve. Nuk kanë frikë që t’i shprehin qartë ndjenjat e tyre. Në këtë mënyrë janë të gatshëm për të bërë çdo gjë për të shprehur dashuri dhe afërsi me personin tjetër.
Bricjapi
Shpesh kjo shenjë nuk e pranon që ka nevojë për dikë tjetër, por kur ndërrojnë mendje janë të gatshëm që të bëjnë çdo gjë në mënyrë që të ndërtojnë intimitet të shëndetshëm me partnerin.
Ujori
Të lindurit nën shenjën e Ujorit duan që të jenë gjithnjë të ftohtë dhe të rreptë, por thellë thellë duan që të ndjehen të përkëdhelur dhe të dashur nga të tjerët.