INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tea dhe Andi për herë të fundit në program bashkë, ja bisedat PRIVATE të dyshes në Whatsapp

Tea dhe Andi për herë të fundit në program bashkë, ja bisedat PRIVATE të dyshes në Whatsapp

Publikuar më: 14:28 23-01-2021

Tea dhe Andi janë çifti i parë që do të dalë i përputhur nga emisioni me të njëjtin emër “Për’puthen” dhe gjatë këtyre muajve janë kthyer në personazhet më të komentuar në rrjete sociale.

Qindra fanpage janë hapur me emrat e tyre në mbështetje të çiftit të ri, i cili ka vendosur ta vazhdojë këtë rrugëtim jashtë kamerave.

Sonte, Tea dhe Andi ishin për herë të fundit në “Për’puthen”, duke treguar se dëshirojnë të njihen më mirë jashtë, pa presionin e publikut, kamerave, konkurrentëve të tjerë e opinionistëve.

Megjithëse ende s’kemi parë një puthje mes tyre në ekran, ata treguan se nuk preferojnë të tregojnë kaq shumë intimitet përpara publikut dhe duket se s’do të na plotësohet asnjëherë kjo dëshirë.

Ata iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga fansat në rrjete sociale, ku njëri prej tyre i kërkonte të tregonin bisedën e fundit me njëri-tjetrin në Whatsapp.

Andi tregoi se e ka shënuar emrin e Teas “Nusja”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe biseda e tyre flet për planet e të ardhmes, më saktë emrin e djalit që do të bëjnë së bashku.

 

Sot, Andi u “përplas” edhe me konkurrentin e ri të quajtur gjithashtu Andi, i cili që në fillim shprehu pëlqimin e tij për Tean dhe u shpreh se do të luftojë për të.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713