INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tea flet për lidhjen e re dhe i dashuri qenka shoku i Fation Kuqarit

Tea flet për lidhjen e re dhe i dashuri qenka shoku i Fation Kuqarit

Publikuar më: 11:35 03-07-2021

Tea Trifoni vazhdon të jetë një nga vajzat më të komentuara që pas daljes nga “Përputhen” dhe tani vëmendja e publikut është te jeta e saj private.

Tashmë ajo është në lidhje të re dashurie dhe ishte vet ish-konkurrentja që e bëri të ditur lajmin përmes një paraqitje televizive se tani nuk është vetëm dhe se ka filluar një lidhje të re dashurie.

Por ndryshe nga lidhja e saj me Beartin ajo ka vendosur që të dashurin ta mbajë të fshehur nga ndjekësit dhe mediat rozë.

Në një bisedë me fansat e saj ajo është pyetur : “A nuk do ta besh publik te dashurin?, kurse ish-konkurrentja pa hezituar i thotë “Jo, jo, kurrë më”.

 

Mirëpo pas ndarjes nga Bearti, Tea ka qenë shumë e afërt me Fationin. Ata janë parë kudo bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos i kusyer fotot e videot në rrjetet sociale. Madje, fansat filluan të dyshojnë se mes tyre mund të ketë lindur një romancë, zëra këto të mohuara nga Tea.

Ish-konkurrentja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku është pyetur “Single je akoma?”. Dhe Tea është përgjigjur shkurtimisht “Jo”.
 

Më tej, ajo ka zbuluar se i dashuri i saj është shok me Fation Kuqarin. “Nuk bëhet i dashuri jot xheloz për Fationin, kohët e fundit jeni shumë shpesh bashkë”, i ka shkruar një tjetër. “Joo, Fationi është rob zoti dhe janë miq”, ka thënë Tea.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021028518676758