INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TEA shpërthen KEQ dhe ''demaskon'' autoren e programit Përputhen: Më detyrove, ke bërë biznes me ne, boll më zhyte…

TEA shpërthen KEQ dhe ''demaskon'' autoren e programit Përputhen: Më detyrove, ke bërë biznes me ne, boll më zhyte…

Publikuar më: 12:34 03-02-2021

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka publikuar një video në Youtube, ku ka shpërthyer keq ndaj autores së programit, Olsa Muhametit. Reagimi i saj ka ardhur pas emisionit të djeshëm dhe ndodhive të fundit (mbyllja e Instagramit të Teas). (SHIKO KETU)

Tea është shprehur se ajo dhe Andi kanë kërkuar që të dilnin nga emisioni, ama nuk i linte Olsa. Ajo thotë se Vitin e Ri e ka kaluar me familjen e Beartit dhe autorja e programit e ka ditur.

Në një pjesë tjetër, Tea ka përmendur “Giveawayt”. Ish-konkurrentja shprehet se bizneset i bën të gjitha Olsa dhe ata nuk kanë fituar asnjë “kokërr leku”, madje i kanë bërë të gjitha me shpenzimet e tyre.

Ja fjala e plotë e Teas:

“Pas emisionit të sotëm (2 shkurt) vendosa të reagoj për Olsën, për ty Olsa e për të të thënë që boll vazhdove me mashtrime, e manipulove situatën ashtu siç bën gjithmonë. Boll më zhyte mua në humnerë akoma më shumë nga ç’më ke zhytur, që veç shpirti im e di ç’po heq. Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa. Ti kujtoj unë ca gjëra: Ti i dije të gjitha. Të kam kërkuar të dal që në dhjetor por ti më nxirrje 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift: të përputhur, të përplasur, të përleshur, si do që të ishte, vetëm që të dilnim nga aty. Po pse moj Olsa, harrove ti që për vitin e ri, kur kemi folur bashkë, unë kam qenë në Kosovë tek Bearti, duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhet t’i bëja me Andin? Foto që s’u bënë kurrë, edhe unë për këto kam prova. Pastaj më përmend ‘krimin tonë të rëndë’ që është Giveaway, për bizneset që bëjmë ne, kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë me Andin dhe takimet tona. Ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku, asnjë lloj pagese. Kemi ardhur aty me veshjet tona, me transportin tonë, me kohën tonë. Na bëre të vazhdonim takimet, derisa më në fund ne nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime, na nxorët. Derisa e shtytë emisionin e fundit me komente se nuk kishit çfarë bënit. Gjithsesi, boll u talle, mos vazhdo të tallesh më se tek e fundit edhe ne njerëz jemi.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0043001174926758