INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri dhe arsimi, debatet Rama-Berisha në Kuvend [VIDEO]

Teatri dhe arsimi, debatet Rama-Berisha në Kuvend [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 15-02-2018

Teatri kombëtar do të shembet dhe në po të njëjtin vend do të ndërtohet teatri i ri me të gjitha standardet. Ky është zotimi i kryeministrit Edi Rama në sallën e kuvendit, ku ju dha përgjigje të prerë të gjithë kundërshtuesve, e në radhë të parë artistëve, të cilët prej ditësh kanë shfaqur kundërshtinë e fortë ndaj këtij vendimi.

“Teatrin do ta bëjmë dhe atë godinën aty do ta shembim që ta keni shumë të qartë dhe aty do të ndërtojmë një hapsirë evropiane për të parë teatër.’ u shpreh Rama.

Debati mes opozitës dhe kryeministrit u fokusua edhe tek arsimi i lartë, dhe sulmet e shefit të ekzekutivit ndaj universitetit të Tiranës. Në mungesë të liderit demokrat Lulzim Basha, për shkak të një vizite jashtë vendit, peshën e debatit në Kuvendi e mbajti lideri historik Sali Berisha.

‘Agjencia britanike e akreditimit. Në gjuhën popullore kjo quhet bishti i fundit i kavallit. Ku është fyerja këtu. Universiteti është katandisur jo për shkak të traditës, por për shkak të keqqeverisjes së vet është katandisur në bishtin e fundit të kavallit’ u shpreh Rama

‘Nga pozita e injoranëcs totale, të dështimit të plotë, të zhulit të injoracës, një sulm kundër elitës së kombit.Pasi dështoi të emëroi rektorin me Shullazët e tij shkoi e foli me gjuhën e Shullazit para trupës akadameike të Universiteteve’ u shpreh Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602