INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri i ri Kombëtar, Robert Ndrenika kërkon fjalën, kryeministri Rama: Prit njëherë...[FOTO]

Teatri i ri Kombëtar, Robert Ndrenika kërkon fjalën, kryeministri Rama: Prit njëherë...[FOTO]

Publikuar më: 18:50 12-03-2018

Është zhvilluar këtë të hënë në Kryeministri, prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e artistëve. Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë e qeverisë për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz.
Sipas shefit të qeverisë, sot Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi.

“Do i japim Shqipërisë teatrin e ri e të shumëpritur në zemër të Tiranës. Pozicioni im i vjetër nuk ka ndryshuar. Për fat të keq u desh kaq shumë kohë që të bëhej ajo që duhej bërë shumë kohë më parë me të vetmen mundësi që mund ta bëjmë: përmes Partneritet Publik-Privat.”, deklaroi Rama.

Por në fund të fjalës së Kryeministrit, kërkoi fjalën aktori i madh Robert Ndrenika, prezent në këtë takim. Megjithatë ka qenë vetë Kryeministri Rama që nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.
“Jo jo, prit shiko projektin njëherë” është shprehur Rama pas kërkesës së aktorit për të marrë fjalën. “Mirë dakord po shoh projektin” i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

teatro.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032100677490234