INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri Kombëtar do të shembet, PS rrëzon Dekretin e Ilir Metës

Teatri Kombëtar do të shembet, PS rrëzon Dekretin e Ilir Metës

Publikuar më: 08:42 25-10-2018

60 minuta përpara se sa të fillonte seanca plenare, u mblodh Komisioni i veprimtarisë Prodhuese për të shqyrtuar Dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit. Pas diskutimeve socialistët rrëzuan Dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit. Ky ligj do t'i kalojë seancës parlamentare ditën e sotme për votim.gjatë fjalës së tij deputeti i PS, Ilir Beqja tha se relacioni i presidentit ishte më shumë një lojë fjalësh.
Ilir Beqja:
“Jemi shprehur një herë për këtë dekret”.
Rrëzimi i dekretit u paralajmërua një ditë më parë për mediat. Ndërkohë me rrëzimin e dekretit shumica i hap rrugë garës për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.
Ndërkohë më 11 tetor presidenti ktheu në Kuvend ligjin për teatrin duke deklaruar se as këtë herë nuk ishin reflektuar qëndrimet e institucionit të presidentit

Pas vendimit të parlamentit i hape rruga procedurave të ligjit, negocimit dhe konkurrimit për ndërtimin e Teatrit të ri me PPP.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018720626831055