INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri Kombëtar, opozita letër Ruçit:  Çfarë duhet të bësh nesër!

Teatri Kombëtar, opozita letër Ruçit: Çfarë duhet të bësh nesër!

Publikuar më: 15:43 19-09-2018

Kryetari i grupit të PD dhe LSI, Edmon Spaho dhe Petrit Vasili kanë dërguar letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit duke i kërkuar që të mos pranojë nesër në seancën plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar.

Spaho dhe Vasili kanë vënë në dukje se, kushtet kur Komisioni përgjegjës pranoi dekretin, i vetmi veprim që duhet të kryej Kuvendi në përputhje më Kushtetutën edhe Rregulloren është votimi pro i dekretit si dhe kthimi mbrapsh i ligjit në qeveri.
"Kuvendi nuk mund të rimiratojë të njëjtin ligj me përmbajtje të ndryshuar në vetëm pak dispozita të tij dhe vetëm për një element. Votimi Pro dekretit të Presidentit të Republikës në këtë rast pamundëson prezantimin e çdo ndryshimi të mundshëm në ligj, për shkak se ligji është rrëzuar në tërësinë e tij. “- thuhet në letrën e opozitës.
Ndërkohë menjëherë pas ndryshimeve të paraqitura nga PS, ditën e djeshme në Komision, opozita e quan të paprecedentë dhe një akt korruptiv të pasurive publike.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727