Pas tensioneve e përplasjeve që u shënuan tek godina e Teatrit Kombëtar artistët në mbrojtje të tij kanë realizuar në një kohë rekord një shfaqeje për publikun.
Sonte në orën 20:30 në skenë do të ngjitet aktori i njohur Mehdi Malka me “Marr Guximin”.
“Nga përgatitjet për shfaqjen e sotshme. Ju mirëpresim në orën 20:30 në sallën e Teatrit Kombëtar!”, thuhet në një njoftim të bërë në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Kjo do të jetë shfaqja e parë pas një kohe të gjatë që kur aktiviteti në Teatrin Kombëtar u ndërpre për shkak të ligjit për shembjen e tij.
Një grup aktorësh janë të vendosur të mbrojnë godinën aktuale dhe për këtë arsye prej disa ditësh ata janë ngujuar në teatër.
Këtë kohë siç duket e kanë shfrytëzuar për t’i sjell publikut dhe më shumë atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar një shfaqeje.