INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tek mjekësia kriteret e pranimit më të favorshme dhe më shumë kuota[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 17-07-2017

Këtë vit të ri akademik për të gjjithë maturantët që synojnë të studiojnë në fakultetet e Universiteti Mjekësor ka një lajm të mirë. Koefiçentët e lëndëve me zgjedhje do ti favorizojnë më shumë se ata që konkuruan një vit më parë. E teksa sqaron përllogaritjet e reja rektori i këtij universiteti, Arben Gjata thotë se këto ndryshime do të zbutin problemet e një vit më parë.
“Lëndët e thelluara kanë koeficientin 1.25, ato bërthamë 1.15 dhe lëndët e tjera që nuk janë të pjesë e universitetit mjekësor kanë koeficientin 1. Kjo do të ndihmojë për të korrigjuar problemet që pati vjet,” tha Gjata.
Rektori Gjata u ndal dhe tek kuotat e pranimeve në disa fakultete. Sipas tij në dy prej tyre do ketë rritje dhe për pasojë dhe më shumë studentë. Ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.
“Mbi 300 kuota do të ketë Fakulteti i Mjekësisë edhe në stomatologji do ketë një rritje të lehtë të kuotave,” sqaroi Rektori Gjata.
Deklaratat rektori i Universitetit Mjekësor, i bëri pas firmosjes së marrëveshjes me homologun e tij nga Prishtina, që parashikon bashkëpunime të frytshme mes dy universiteteve që nga ato mes studentëve deri tek ato të pedagogëve dhe mjekëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336