INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tek shihte vdekjen me sy, Eni Çobani i ka thënë vetëm tre fjalë të fundit mikeshës së saj të ngushtë, që ajo s’i ka harruar

Tek shihte vdekjen me sy, Eni Çobani i ka thënë vetëm tre fjalë të fundit mikeshës së saj të ngushtë, që ajo s’i ka harruar

Publikuar më: 18:54 30-04-2019

Aksidenti i ndodhur në muajin janar të këtij viti duket se ka ngelur një kujtim i dhimbshëm për Eni Çobanin.

Avokatja e njohur ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ku ka folur për eksperiencën e paharrueshme.

Për të kujtuar se çfarë ndodhi avokatja ka rënë në humnerë në një lartësi prej 24 metrash, teksa udhëtonte për në qytetin e Tropojës bashkë me ish-Ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri.

Në momentet e fundit përpara përplasjes, ku ajo mendonte se nuk do të dilte gjallë, Eni ka kujtuar edhe njëherë episodin me fjalët që i ka thënë mikeshës së saj:

‘Unë mbaj mend çdo gjë. Kam qenë me shpejtësi të ulët. Në momentin që ne u afruam tek kthesa e Xhanës, një kthesë e rrezikshme që kush ka rënë nuk ka dalë më gjallë, por në momentin që ne kemi rënë kemi qenë në koshiencë të plotë.

Kanë qenë sekonda, por kur pashë që frenat nuk punonin, i thashë Editës: “Diçka po ndodh”. Makina nuk e mori kthesën dhe ne shkuam drejt në humnerë. Kur u përplasëm me karrexhatën, në atë moment menduam se çdo gjë mori fund dhe e vetmja fjalë që i kam thënë Editës ka qenë “më fal”. Nuk doja që takimi jonë të përfundonte në këtë formë.

Disa ditë pasi e kam takuar më ka thënë: “Aksidentin e kam harruar, por nuk më hiqet nga mendja fjala jote’.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773