INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tekat e Rihannas në ushqim, rrëfehet shefja e saj personale [FOTO]

Tekat e Rihannas në ushqim, rrëfehet shefja e saj personale [FOTO]

Publikuar më: 14:53 22-07-2017

Këngëtarja nga Barbadosi së fundmi është vënë në qendër të vëmëndjes për peshën e saj trupore.

Madje disa hamendësuan se Rihanna ishte shtatzënë duke u nisur nga format e saj trupore. Por jo! Riri thjesht e dashuron ushqimin. Madje 29 vjeçaren shpesh e kemi parë të postojë edhe video në shtëpinë e saj teksa gatuante për mikeshat . Por shefja personale e kuzhinës së këngëtares së “Wild Thoughts” ka zbuluar disa detaje rreth lidhjes së Rihannas me ushqimin.Ajo thotë se Riri kurrë nuk ka hequr dorë nga kuzhina e vendlindjes. Është rritur me atë shije dhe vazhdon të jetojë njësoj në këtë drejtim. Një tjetër fakt interesant që ajo zbulon është padakortësia e Riri-t, për të vendosur një ditë para se ç’do të hajë të nesërmen, gjë që ia ka vështirësuar punën jo pak shefes së kuzhinës.

Ylli i muzikës pop, në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës). Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njejtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri. Një alternativë favorite për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë: “I urrej perimet, por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Për ju që mendonit se 29 vjeçarja i ruante format trupore duke frekuentuar palestrën, mund t’ju themi se Riri nuk ëhstë nga ato femra që sakfrikon kënaqësitë e stomakut të saj vetëm e vetëm për të qëndruar në formë.

1496484719_996_la-dieta-de-rihanna-al-descubierto.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592