INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknika me një pyetje që ndihmon kundër tekave të fëmijëve

Teknika me një pyetje që ndihmon kundër tekave të fëmijëve

Publikuar më: 14:24 18-07-2019

Një këshillë e vlefshme për edukimin e fëmijëve. Nga të gjitha ndjenjat, zemërimi është më i komplikuar për t’u zotëruar. Ai kërkon vetëkontroll dhe për këtë arsye fëmijët – ende shumë të vegjël për të pasur mjetet e nevojshme – reagojnë me tekat e tyre. Artikulli i sotëm është një ndihmë për prindërit që luftojnë me kapriçot e fëmijëve.

Teknika që ilustrojmë, përdor vetëm një aplikacion për t’i qetësuar ata. Edhe pse kjo është një metodë shumë efektive, ajo jep rezultate mjaft të mira edhe tek fëmijët që nuk janë shumë të vegjël. Kjo teknikë rekomandohet më tepër për fëmijët mbi 5 vjeç, pasi fëmijëve do t’u duhet që të arsyetojnë me ne.

Teknika është e thjeshtë: kur shpërthen zemërimi dhe fillojnë tekat sepse një lodër është thyer ose diçka nuk shkon sipas dëshirave të tyre, le t’i shikojmë ata në sy dhe me qetësi t’i pyesim: “A është një problem i madh, i mesëm apo i vogël?”

Një pyetje e paraqitur në këto kushte është shumë e rëndësishme për një fëmijë. Në këtë mënyrë filloni të matni rëndësinë e problemit dhe të kërkoni së bashku mënyrat për ta zgjidhur atë. Ky është një mjet i vlefshëm për jetën e të rriturve. Nëse problemi është i vogël, nuk do të jetë e vështirë të kuptohet se mund të zgjidhet me një veprim shumë të thjeshtë.

Për shembull, nëse tekat janë për një palë pantallona që nuk duan t’i veshin, fëmija mund ta kuptojë se ky është një problem shumë i vogël, sepse thjesht do të duhet të shkojë në dollap për të gjetur një palë më të mira.

Nëse problemi është mesatar, ne do të shpjegojmë se mund të zgjidhet, por që do të duhet kohë. Për shembull, nëse pantallonat janë pis dhe nuk mund t’i vesh, ne do t’i ndihmojmë ata që t’i vendosin në shportën rrobave të palara, në mënyrë që t’i vesh ditë tjetër. Në këtë mënyrë fëmija zgjidh problemin dhe mëson të presë rezultatin.

Nëse problemi është i madh, i madh nga këndvështrimi i një fëmije, nuk duhet zvogëluar ose minimizuar. Ai duhet t’i jap peshën e duhur dhe ndihmën e nevojshme për të kuptuar se ka gjëra që nuk mund të ndryshojmë, ose të paktën jo menjëherë.

Pas disa javësh, gjatë të cilave u kemi bërë këto pyetje fëmijëve, do të shohim se ata do të fillojnë të klasifikojnë me lehtësi problemet dhe t’i zgjidhin vetë. Do të jetë koha për t’i përgëzuar për autonominë e tyre në rritje! Natyrisht suksesi i kësaj teknike varet nga shumë faktorë. Si për shembull nga lloji i dialogut që kemi me fëmijët tanë.

Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme t’i detyrosh, për shkak të disa gabimeve në klasifikim. Ne nuk duhet të heqim dorë. Koha dhe praktika do të na ndihmojnë të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Kjo është një aventurë e mësimit të ndërsjellë.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719