INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia bëhet raciste. Aziatikut i refuzohet pasaporta për këtë arsye... [FOTO]

Teknologjia bëhet raciste. Aziatikut i refuzohet pasaporta për këtë arsye... [FOTO]

Publikuar më: 15:56 07-12-2016

Një rast i tillë është i rrallë.

Një personi aziatik  nuk iu pranua fotoja e pashaportës nga një faqe interneti e qeverisë së Zelandës së Re pasi software-t e regjistroi  fytyrën e tij sikur i kishte sytë e mbyllur.

Richard Lee ishte përpjekur të rinovonte pashaportën  kështu që mund të kthehej në Australi nga Zelanda e Re pas Krishtlindjeve. Por pasi paraqiti foton e tij në internet tek pjesa e check in-it të pasaportave, mori mbrapsht një mesazh negativ.

3B1D986000000578-0-image-a-84_1481069127912.jpg

Sistemi i automatizuar i cilësoi sytë e tij të mbyllur pavarësisht se ata ishin mjaft qartë të hapur.

“Unë u përpoqa ta ndryshoja atë por pa ndonjë rezultat. Edhe kur u paraqita në zyrën e tyre më thanë se problemi qëndronte me hijen tek sytë e mi dhe ndriçimin e pabarabartë në fytyrë”, tha Lee.

“Teknologjia po bëhet raciste”, ka shkruar një përdorues.

“Mik, sytë e tij janë shumë qartë të hapur”, ka postuar një tjetër.

3B1E0BCB00000578-4007714-image-a-20_1481076311573.jpg

 

3B1E0BCF00000578-4007714-image-a-21_1481076315582.jpg

 

 

3B1DA0E400000578-0-image-a-86_1481069281912.jpg

Ai tha gjithashtu se pjesa më e madhe përdoruesve aziatikë të mediave sociale , ishin të gatshëm ta merrnin me humor këtë situatë, por është momenti për t’iu kujtuar atyre se një situatë e tillë është e vështirë nëse nuk ndiheni të sigurtë për origjinën tuaj.

Më pas, Dj i njohur si Richy Fancy postoi në Facebook një imazh me një filtër të Snapchat,  që zgjeron sytë duke thënë me ironi: “Shpresoj që tani të më pranojnë”.

 

3B1DA0D800000578-0-image-a-87_1481069373611.jpg

Njerëzit janë të ndryshëm dhe sigurisht ka situata të caktuara me të cilat do t’iu duhet të përballen në jetë. 

3B1DB64D00000578-4007714-image-a-117_1481074165536.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266