Ka patur eksperimente në komunikimin e drejtpërdrejtë tru ne tru, por që tani mesa duket po behen realitet . Shkenctaret kanë zhvilluar një rrjet prej tre personash që i lejon pjesëmarrësit të dërgojnë mendime me njëri-tjetrin ,në këtë rast, për të luajtur një lojë Tetris.
Rrjeti mbështetej në një kombinim të elektro-falogrameve për të regjistruar aktivitetin elektrik dhe stimulimin magnetik për të dërguar informacion. Personi pare mund të dërgonte dhe të merrte të dhëna por nuk mund ta shihte ekranin e plotë .Personat e tjere do të lëshonin komanda për të rrotulluar një bllok duke e përqendruar vëmendjen e tyre në LED që ndeznin në frekuenca të ndryshme, duke modifikuar sinjalet e tyre të trurit. Marrësi jo vetëm që do të dijë nëse do të ndryshojë bllokun, por edhe do të mund të përcaktojë nëse një prej dërguesve po bënte një mashtrim.
Kjo nuk është telepati po zbatimi i teknologjise per te dhene komanda nepermjet trurit. Megjithatë, teknologjia mund të shkojë deri në një numër shumë më të madh njerëzish dhe kjo teknologji pretendon që mund të transmetoni mendime shumë më komplekse në grupe. Kjo mund të krijojë lehtësisht konfuzion (për të mos përmendur çështje serioze të privatësisë), por mund të jetë e dobishme për format e reja të komunikimit dhe për të ndihmuar shkencëtarët të mësojnë rreth punës së brendshme të trurit.