INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia e re e Apple, iu ndalon të bëni video në këto vende

Teknologjia e re e Apple, iu ndalon të bëni video në këto vende

Publikuar më: 08:00 01-07-2016

Gjigandi i teknologjisë, Apple ka patentuar teknologjinë e re që ndalon përdoruesit e produkteve të saj, përfshi edhe iPhone, të regjistrojnë video në vende të caktuara. Tenkologjia pritet të aplikohet kryesisht në koncerte të ndryshme. Nëse do dëshironit të nxirrnit smartfonin dhe të filmoni këngëtarin tuaj të preferuar teksa performon “live”, do ta keni të pamundur.

Ideja është se një pajisje që emeton rreze infra të kuqe dhe mund të vendoset kudo ku ndalohet filmimi. Sinjali i lëshuar prej pajisjes bllokon menjëherë mundësinë për të filmuar apo fotografuar me telefonin tuaj.Një teknologji e tillë mund të përdoret edhe në vende të tjera si ekspozita apo muzeume të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034091472625732