INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia na bën agresivë. Studimi: Fëmijët sillen më keq kur kalojnë shumë kohë

Teknologjia na bën agresivë. Studimi: Fëmijët sillen më keq kur kalojnë shumë kohë

Publikuar më: 11:25 04-05-2017

Adoleshentët kanë më shumë gjasa të gënjejnë, të luftojnë dhe të sillen keq ditët kur kanë kaluar shumë kohë në pajisjet elektronike. Fëmijët e moshës 11 deri në 15 vjeç humbin vëmendjen e përqendrimin dhe sillen keq pas aktiviteteve të tilla si lojëra kompjuterike dhe qëndrimit në mediat sociale, zbulon një studim në SHBA. Ata me probleme ekzistuese të përqendrimit dhe sjelljes bëhen edhe më pak të vetë kontrolluar. Ekspertët besojnë se teknologjia ndikon duke e bërë më të vështirë për ta, që të përqendrohen në botën reale. Studiuesit pyetën 151 fëmijë për të përfunduar sondazhet në smartphones lidhur me përdorimin e tyre të përditshëm të teknologjisë digjitale. Ata u anketuan tri herë në ditë për një muaj dhe u vlerësuan për simptomat e shëndetit mendor 18 muaj më vonë. Fëmijët, me një rrezik më të lartë të problemeve të sjelljes, kaluan mesatarisht 2.3 orë në ditë duke përdorur teknologjitë digjitale - më shumë se një orë e kaluan duke shkruar mesazhe. Studiuesit zbuluan se në ditët kur të rinjtë përdorën më shumë pajisjet e tyre, duke tejkaluar përdorimin e tyre normal ose mesataren për kolegët e tyre, ata kishin më shumë gjasa të përjetonin probleme të tilla si gënjeshtra dhe sjellje të keqe.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506