INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia në ''ndihmë'' të besimeve fetare. Një robot dhe për të mësuar budizmin

Teknologjia në ''ndihmë'' të besimeve fetare. Një robot dhe për të mësuar budizmin

Publikuar më: 13:11 26-02-2019


Idetë e njerëzve për të përfituar nga teknologjia janë nga më të ndryshmet. Së fundmi një tempull i lashtë në Japoni po përdor një robot për të ofruar mësimet e budizmit.

Roboti i quajtur Kannon është i projektuar që të tërheqë të rinjtë në tempullin antik Kodaiji në Kyoto.

Ky tempull, i cili është hapur që nga viti 1619, ka paguar deri në 700 mijë paund për këtë robot.

Ideja për krijim e robotit ishte si rezultat i një bashkëpunimi mes tempullit dhe një profesori të inteligjencës Hiroshi Ishiguro, në universitetin Osaka.

Po si funksionon roboti?

Në syrin e tij të majtë është instaluar një aparat fotografik, që e lejon atë të përqendrohet tek njeriu duke lënë përshtypjen e kontaktit të drejtpërdrejt me sy.

Kannon është i programuar që të predikoj në gjuhën angleze dhe kineze për turistët që do të jenë të interesuar ta shohin.

Synimi i këtij roboti është që të ndihmojë që mësimet budiste të arrijnë zemrat e njerëzve si dhe të tërheqë turistë në tempull./Përshtati INTV.al/

robotibudaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768