INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia lazer, 3 shkencëtarë marrin çmimin Nobel në Fizikë

Teknologjia lazer, 3 shkencëtarë marrin çmimin Nobel në Fizikë

Publikuar më: 13:20 02-10-2018

Nga Stokolmi çmimi i vitit 2018 në Fizikë, u është dhënë tre shkencëtarëve për shpikjet e tyre në fizikën lazer.

Bëhet fjalë për Arthur Ashkin, nga SHBA, Gerard Mourou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanadaja, të cilët do të ndajnë së bashku çmimin e madh, i cili është rreth 770 mijë paund.

Doktori Ashkin zhvilloi një teknikë me lazer, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike. Dy shkencëtarët e tjerë, Mourou dhe Strickland zhvilluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse lazer shumë të shkurtra.

Miliona veprime relizohen cdo vit me këto instrumente shumë të sakta’ u shpreh Akademia e Shkencave në deklaratën e saj.

Doktor Ashkin plot 96 vjeç është fituesi më i vjetër në historinë e çmimeve Nobel, ndërsa shkencëtarja Strickland është gruaja e tretë që merr çmimin Nobel në fizik pasi e para ka qënë Marie Curie.

Dhe është e para grua që fiton një çmim të tillë pas 50 vitesh.

Një ditë më parë u dha Nobeli në Mjekësi, i cili u shkoi dy kërkuesve të rëndësishëm në luftën kundër kancerit. Amerikani James P. Allison dhe japonezi Tasuku Honjo, të cilët realizuan zbulime vërtet inovative për gjetjen e terapive kundër qelizave kancerogjene.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055