Një martesë si gjithë të tjerat, keshtu e ka cilësuar Jennifer Aniston martesën e saj me Justin Theorux.
Aktorja e cila lidhi kurorë me Theorux në një ceremoni sekrete përpara 7 muajsh, nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Edhe pse pranon se një dokument nuk ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e saj. "Bëjmë një jetë shumë të qetë, Justin ështe njeriu më me humor që kam njohur ndonjëherë dhe më duket sikur kam një jetë e martuar me të", ka rrefyer 47-vjeçarja teksa na ka mrekulluar me setin fotografik të realizuar për revistën Harper’s Bazaar. Nje set fotografik, ku ylli i kinemasë na ka vërtetuar edhe një herë më shumë se mbetet një nga femrat më seksi dhe joshëse në planet. Kur e mendon, 47 vite mbi supe nuk janë pak!