Noizy mbrëmë bëri inagurimin e biznesit të tij të radhës, këtë herë në Tiranë.
Ahstu siç pritej, lokali u mbush plot, madje disa prej miqve të tij udhëtuan nga larg posaçërisht për të qenë të pranishëm atë natë. Por në mesin e shumë artistëve dhe miqve të reperit, u vu re mungesa e ish bashkëpunëtores së tij, Encës. Ndërkohë që këngëtarja është shprehur se mes tyre tashmë është vënë paqe, si duket sërish marrëdhënia vazhdon të jetë e ftohtë. Teksa Noizy po shijonte arritjen e tij tëradhës, Enca po shijonte një ditë relaksi në plazh.
Madje pikërisht ditë e djeshme e quajti “Day off” dhe kërkonte të mos e shqetësonte askush. Në plazh, me mikeshën e saj, duke shijuar një birrë të ftohtë e shtrirë në shezlong dhe sigurisht shoqëruar kjo me një “belfie”.